Shaqiri ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve me një gol të shënuar ndaj Mançester Junajtid në kuadër të “International Champios Cup”. Rivaliteti mes Liverpul dhe djajve të Junajtid është një nga më të fortët në Angli.

Shaqiri ka marrë vendin e Salah dhe ka realizuar një gol spektakolar me roveshatë. Në minutën e 66-të ai ka asistuar edhe për Starixh. Ndeshja përfundoi 4-1 në favor të finalistëve të Champions Ligës.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/shaqiri-mahnit-ne-debutim-me-liverpulin-i-shenon-mancesterit-me-nje-roveshate/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb