ITALI- Futbollisti më i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Milano.

Futbollisti kosovar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës është pritur nga qindra tifozë zikaltër, të cilët kanë vështirësuar daljen e tij nga aeroporti i Malpensës, ku është dashur ndërhyrja e forcave policore për ta nxjerrë lojtarin zikaltër drejt makinës që e priste.

Futbollisti më i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Milano.

“Ndihem mirë. Jam i lumtur, forca Inter”, ishin fjalët e para si interist të Shaqirit.

“Gati per të dielën? Po, dua të luaj qysh të dielën, por nuk e di. Tifozët? Fantastike, i dua këta tifozë, janë fantastike, fantastike!”, tha Shaqiri i rrethuar nga entuziazmi i tifozëve zikaltër.

Futbollisti më i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Milano.

Xherdan Shaqiri vjen tek Inter nga Bajern Mynih me një huazim 6 mujor me kusht blerje 15 milionë euro në qershor. Shaqiri do të firmosë për Interin deri në vitin 2019. Xherdan Shaqiri  është  blerja më e re për Interit pas Podolskit, i cili  inaguroi pjesmarrjen e tij tek zikaltrit në “Derbin e Italisë” me Juventusin, ndeshje që u mbyll në barazim 1-1.

(d.d/ata/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: