ITALI- Xherdan Shaqiri ka nisur të marrë lëvdata pas debutimit me Interin në ndeshjen ndaj Empolit.
Hugo Campagnaro, qendërmbrojtësi i Interit, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin, pas debutimit ku ky i funidt luajti vetëm 15 minuta.

“Shaqiri? Debutimi nuk është asnjëherë i lehtë, por ai bëri lëvizje të mira. Është mirë fizikisht dhe dëshiron të japë kontributin e tij”, deklaroi Campagnaro pas ndeshjes.
Ish- mesfushori i Bayern Munichut është futur në lojë, në minutën e 74-të, në vend të Lukas Podolskit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: