Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës është një nga takimet më interesante të fazës së dytë të grupeve të Botërorit të Katarit. Pavarësisht nivelit shumë të lartë të futbollistëve të Selecciaos, lojtari i zviceranëve, Xherdan Shaqiri ka besim se gjithçka do shkojë mirë.

“Brazili ka gjithashtu pikat e tij të dobëta pavarësisht se ka aq shumë lojtarë të mirë sa është e vështirë të zgjedhësh një. Por edhe në vitin 2018 ne ishim të dobët kundër tyre dhe përfundoi në barazim (1-1 ). Brazilianët luajtën shumë mirë në ndeshjen hapëse, por ne dimë se si të sillemi kundër skuadrave të mëdha” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: