Xherdan Shaqiri ka siguruar hakmarrjen e tij personale ndaj një legjende të Mançester Junajtid, si Geri Nevill, që prej kohësh e kritikon në media.

Pas dy golave të sotëm, Shaqiri i ka mbyllur gojën edhe Nevill, i cili është një nga opinionistët e Sky Sports në Angli. Pas ndeshjes, një ish-futbollist i Liverpulit, Xhemi Karrager, i dorëzoi Shaqirit çmimin e “lojtarit të ndeshjes” për atë që kishte shfaqur në fushë duke vendosur supersfidën ndaj ekipit të Murinjos.

“Geri Nevill u nis të ta jepte këtë çmim, por nuk deshi që të zbriste këtu poshtë që të përballej me ty”, tha duke qeshur ish-lojtari i Liverpulit. Edhe Shaqiri e përjetoi me të qeshura këtë situatë. “Bëji të fala nga unë”, ishin fjalët e tij, në një video e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: