Vetëm 32 vjeç dhe pasi fitoi 35 turne ëTA, 5 nga të cilët Slam, Maria Sharapova ka vendosur të varë raketën në gozhdë. E lodhur nga problemet fizike, e bukura Masha nuk arriti më të rikthehej në nivele të madh pas skualifikimit për doping. Ndaj ajo ka vendosur t’i thotë lamtumië tenisit të luajtur.

“Si mund ta lë pas shpine të vetmen jetë që kam njohur? Të lutem, më fal. Tenis, po të them lamtumirë. Tenisi më tregoi botën dhe më tregoi se prej çfarë brumi jam bërë. Jam vënë në provë dhe jam rritur. Ndaj cilin do mal që të kem përballë, do të ngjitem në të”, shkruan ndër të tjera Sharapova në profilin e saj të Instagramit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb