Sharon Osbourne u fotografua mbrëmë në Londër më e dobët se kurrë. 70-vjeçarja drejtuese televizive ka treguar se agjëron të paktën tre ditë në javë.

Qershorin e kaluar ajo kishte treguar se duke përdorur ilaçin që u jepej diabetikëve kishte arritur të humbiste fillimisht 12 kilogramë. Por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit pasi ajo tashmë ka humbur mbi 50 kilogramë.

Sharon pranoi se ajo kalon disa ditë pa ushqim në The Osbournes Podcast. Në një klip të ndarë ekskluzivisht me DailyMail.com, ish-gjyqtarja e X Factor diskutoi me të ftuarin e saj Jason Kennedy se sa shpejt bota mund të bjerë në kaos nëse njerëzit do të shkonin pa nëntë vakte radhazi.

Jack shpjegoi: “Nëse keni diçka që dikush dëshiron, ata do t’ju vrasin për të. A e dini sa larg jemi ne si shoqëri nga ky kolaps? Nëntë vakte. Kur e zbërtheni, jeni nëntë vakte larg kolapsit të plotë. Kjo do të thotë tre ditë mëngjes, drekë dhe darkë. Kjo shkon për njerëzit, nëse ata qëndrojnë tre ditë pa ushqim, ata do të vrasin njëri-tjetrin, fqinjët e tyre, gjithçka.”

Sharon më pas u përgjigj: “O zot, unë e bëj këtë çdo javë. Të paktën tre ditë pa ushqim. Ky quhet agjërim me ndërprerje”, u përgjigj Kennedy.

Sharon foli për humbjen e saj në peshë gjatë një interviste të fundit në Piers Morgan Uncensored të Talk TV, duke pranuar: “Nuk doja të isha aq e dobët”.

(Dailymail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: