Sharon Stone vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer fizike, këtë e tregojnë më së miri fotografitë që ajo publikon. Aktorja del e zhveshur në plazh, duke luajtur volejboll dhe duket si të ishte vetëm 40 vjeç.

Shfaqja e saj e fundit ka qenë pak ditë më parë, në kopertinën e revistës “Haute Living” ku Stone mahniti me format e saj trupore.

E pyetur nëse ka bërë operacione plastike, aktorja 59-vjeçare refuzoi të ishte prekur ndonjëherë nga bisturia, duke u përgjigjur: “Unë s’kam kohë të lahem. Unë përdor kremra të mirë dhe përpiqem të depiloj këmbët kur kujtohem, sigurisht që ha edhe shëndetshëm”, ka thënë Stone.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: