SHBA

Në librin me kujtime, “The Beauty of Living Twice”, aktorja e famshme Sharon Stone ka bërë një numër të madh deklaratash shokuese. Pasi u publikuan fragmente ku ajo fliste për ngacmimet në industrinë e flimit dhe rrëfente se regjisori i një prej filmave ku ka interpretuar i kërkoi të bënte vërtet seks me kolegun , në libër shkruhet një tjetër rrëfim tronditës.

Stone ka zbuluar se ajo dhe motra e saj Kelly ishin abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë nga gjyshi i tyre.

Aktorja flet hapur për këtë përvojë të tmerrshme, duke përshkruar se si ajo dhe motra e saj u mbyllën në një dhomë me gjyshin e tyre, Clarence Lawson, kur ishin fëmijë, dhe se gjyshja ua kyçi derën. Ai pastaj i ngacmoi ato seksualisht.

Kur ai vdiq, Stone ishte 14 vjeçe dhe ajo thotë se u fut në arkivol për t’u siguruar që ai kishte vdekur.

“E pickova për t’u siguruar që kishte vdekur dhe kënaqësia e çuditshme që ai më në fund kishte vdekur më goditi si një ton akull,” shkroi Stone. “Unë pashë Kelly-n dhe ajo e kuptoi se gjithçka kishte mbaruar. Ajo ishte 11 vjeçe.”

Stone gjithashtu foli për një goditje në tru që pësoi kur ishte 43 vjeç, nga e cila gati vdiq. Ajo tha se të përjetonte vdekjen aq pranë, e bëri atë më të qetë.

Ajo përshkroi se ndërsa ishte në spital pa 3 miq që kishin vdekur dhe dëshironte të ishte me ta, por refuzoi dhe u mbajt pas jetës. Aktorja shpëtoi pas një operacioni që zgjati 7 orë. Më pas, ajo tha se përqafoi Budizmin.

 

Libri ka dalë në shitje sot, më 30 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: