Me një fustan fantastik me lule dhe me praninë e saj karizmatike në tapetin e kuq, Sharon Stone pushtoi menjëherë Festivalin e Filmit në Kanë.

I Deleguari i Përgjithshëm i Festivalit, Thierry Fremaux e mirëpriti atë me krahë hapur në krye të Montee des Marches duke e ditur shumë mirë se ardhja e aktores në eventin e yjeve është një nga bastet e këtij edicioni të guximshëm pandemik, që ajo të shkëlqejë edhe më shumë.

Stone është në festival sepse të premten e 16 korrikut do të jetë super ylli i galasë vjetore, amfAR, bamirësia e fondeve për kërkimet për SIDA-n, e cila ka qenë gjithmonë një nga pikat kryesore të Kanës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë herë skenari është në vilën ”Eilenroc ad’Antibes” dhe të ftuarit e reduktuar, për shkak të urgjencës shëndetësore nga 900 kanë shkuar në 400 përfshirë Spike Lee, Heidi Klum dhe Nicole Kidman.

Stone pa filmin ”Historia e gruas sime” nga regjisori hungarez, Ildiko Enyedi, në konkurrim për Palmën e Artë, me protagonistin Josef Hader, Louis Garrel dhe Sergio Rubini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb