Sharon Stone duket se ka nisur një romancë të re dashurie. Aktorja 63-vjeçare aktualisht është duke shijuar lidhjen me reperin 25-vjeçar RMR.

Dyshja raportohet se kanë qenë së bashku për pushime dhe janë shfaqur në bare si Delilah e The Highlight Room në Los Angeles, edhe pse zyrtarisht nuk pranojnë të komentojnë mbi çështjen. Në një nga fotot e publikuara në “Instagram”, shihet se si reperi i hedh Sharon dorën në qafë.

Megjithse Stone është disa dekada më e vjetër se RMR, burimet thonë se reperi beson se lidhja e tij është “moderne e interesante”.
“Ata po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë të dy në një frekuencë dhe miqësia e tyre është unike”, tha burimi për rrjetin Page Six.

RMR – emri i vërtetë i të cilit nuk njihet publikisht – mban gjithmonë maska skiatorësh në fytyrë për videot e tij.

Këngëtari nga Atlanta që tashmë jeton në Los Angeles u bë i famshëm me hitin ‘Rascal’ në vitin 2020 dhe pas kontratës me Ëarner Records publikoi albumin e tij ‘Drug Dealing’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb