TIRANE- Sharon Stone guxon…ajo ka bërë dëshmitaren publicitare të një kompanie që prodhon fillera. Diva 57 vjeçare është stari i parë e cila bën reklamë të ndërhyrjeve estetike edhe pse duhet thënë se ato janë shumë soft dhe natyrale.

Të bësh ndërhyrje në fytyrë duhet shumë kurajo, por mbi të gjitha duhet një ekspert i mirë. Sapo shohim shenjat e plakjes në fytyrë, dorëzohemi para tundimit që t’i bëjmë sfidë moshës me ndihmën e mjekut estetist. Sot është një fat i madh që estetika ka bërë shumë hapa përpara, kështu me një trajtim aspak invaziv, mund të marrësh rezultate shumë të mira. Tashmë nuk mund të gjejmë asnjë pretekst për t’i dhënë vetes një shans për tu rinuar, kur e ka bërë këtë Sharon Stone që është një ikonë bukurie, përveç se kinematografie, do të thotë që të gjithë kemi nevojë. Stari i klasit të parë na fton të ngrejmë pak moralin, pasi ajo u bë pjesë e fushatës publicitare të Galdermës. E mrekullueshmja 57 vjeçare, është bërë kështu fytyra e kompanisë dermatologjikë, duke ngritur lart reputacionin e fillerave, sidomos duke promovuar ato me efekt natyral. Pra të bëjmë ca ndërhyrje, por mirë dhe pa teprime. Trajtimet e promovuara nga diva e Hollyëood janë fillera me bazë icidi ialuronik, një komponent që është prezent në organizmin tonë dhe e studiuar për faza të ndryshme të plakjes së lëkurës së fytyrës.

“Jam entuziaste për këtë teknikë inovative e cila të lejon të krijosh një look natyral. Dua të punoj fort që t’i bëj sa më të pranueshme këto lloj ndërhyrjesh” – është shprehur Stone. “Kur shkenca takon bukurinë në një mënyrë kaq efikase, është gjithnjë diçka e mirë që të frymëzon” – ka thënë ajo. Aleanca e ndërmarrjes dermatologjike dhe protagonistes së Basic Instinct, synon që t’i bëjë të pranueshme ndërhyrjet e vogla dhe soft të cilat mbushin rrudhat.

Por ky filler i gjithi natyral, nuk është vetëm privilegj i Sharon Stone, ju mund ta gjeni atë edhe në Kliniken Dermo Life, e cila përdor produktet estetike që janë fjala e fundit e shkencës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: