Sharon Stone çmend ndjekësit me një foto me kostum banjoje. Ylli, i cili ka bëri miliona fansa të ëndërrojnë me filmat e saj, shfaqet topless duke treguar format me bikini. Këtë herë, nuk është një mësim sensualiteti, por të duash trupin tënd pavarësisht formave.

Dalja e fundit publike e Sharon Stone ishte me rastin e sfilatave të modës së lartë Dolce & Gabbana (dhe me atë rast ajo shfaqej gjithmonë me pantallona!). Një karrierë e mbushur me sukses, që sigurisht nuk ka nevojë për prezantim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë kaluar 30 vjet që nga skena e famshme e kryqëzimit të këmbëve në filmin Basic Insinkt, duke e kurorëzuar kështu si një seks simbol. Tani e shohim me kokën lart nga dielli, e veshur vetëm me pjesën e poshtme të kostumit me leopard. Në moshën 64-vjeçare Sharon Stone është një zonjë e bukur që ka
përvojën e akumuluar. Diva i ka treguar shpesh përvojat dhe emocionet e saj, pa i fshehur. Nga abortet tek tumori i hequr, nga kirurgjitë estetike tek humbjet e familjes. Mësimet e jetës e bënë aktoren më të vetëdijshme dhe mirënjohëse për jetën.

Mbishkrimi i postimit është shumë i qartë: “Mirënjohës papërsosmërive në një ditë të përsosur”. Unë jam mirënjohës që jam e papërsosur, në këtë dite perfekte.
Në epokën e filtrave në Instagram dhe fotot e retushuara, toplessi i saj është një dritë konkrete që të bën të reflektosh.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: