SHBA – Sharon Stone është një ndër aktoret më të mira dhe më në formë në Hollywood. Ajo ka mahnitur me format e saj trupore në revistën “Haute Living”.

E pyetur nëse ka bërë operacione plastike, aktorja 59-vjeçare refuzoi të ishte prekur ndonjëherë nga bisturia, duke u përgjigjur në mënyrë ironike, duke pohuar se nuk ka kohë për tu larë e lë më të merret me gjëra të tjera.

“Unë s’kam kohë të lahem. Nëse s’kam kohë për nevojat bazë do të thotë se nuk mundem të gjej kohë edhe për ndërhyrje estetike. Unë përdor kremra të mirë dhe përpiqem të depiloj këmbët kur kujtohem.

Dhe më pëlqen të ushtrohem gjë që është çelësi për një shëndet të mirë. Sigurisht që ha edhe shëndetshëm”, është shprehur Stone.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: