Autoritetet policore italiane po vijojnë kërkimet për të gjetur shqiptarin i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercelli.

Mediat italiane shkruajnë se sipas sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece, arratisja e Kristjan Mëhillit ishte paralajmëruar.

‘Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa, si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e të cilëve bëri që të ndodhte kjo arratisje’- tha ai, shkruan Fan Page.

I riu ka sharruar hekurat e qelisë dhe ka zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut në natën kur vëmendja edhe e gardianëve ka qenë tek festa e Vitit të Ri.

Ajo që bie në sy në raportimet e mediave italiane është se e konsiderojnë shqiptarin si “të rrezikshëm dhe pa skrupuj”.

Mëhilli duhet të vuante dënimin në burgun e Vercelli deri në vitin 2029.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb