Shumë shtete të botës janë solidarizuar me rastin e Ditës së Flamurit, duke vendosur në sheshe dhe monumentet kryesore të tyre, pamje të flamurit tonë kombëtar.

Në Kroaci, shatërvani në qendër të Zagrebit, është ndriçuar nga flamuri kuqezi.

Pamjet janë publikuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kroaci, ku bashkëngjitur videos vjen dhe urimi: Gëzuar ditën e Flamurit:

Postimi:

Zagrebi shkelqen sonte me ngjyrat kuq e zi Në nderim të 109 vetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ngjyrat e flamurit shqiptar ndricuan sonte në Ujvarën e Zagrebit Nga stafi
@AlEmbCroatia
: Gëzuar Ditën e Flamurit!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb