SHBA

Foto janë të një infermieri në SHBA, i cili kaloi 1 muaj në ventilator, për shkak të koronavirusit. Por gjithesej në spital qëndroi 1 muaj e gjysmë dhe gjatë kësaj ai humbi 23 kilogramë.

Mike Schultz, nga Massaachuttes i SHBA-ve, më në fund mposhti sëmundjen dhe ndodhet në shtëpi, pasi kaloi plot 57 ditë duke luftuar me koronavirusin. Por ndryshimi drastik në trupin e tij duket shumë qartë.

Mike ka postuar në rrjete sociale dy foto paralele, një ku ka dalë më 16 mars (pandemia ishte në fillimet e saj) dhe një foto të ditëve të fundit, nga ku shihet se ka pësuar një ndryshim rrënjësor në pamje.

“Doja t’ju tregoja të gjithve se sa e vështirë është të qëndrosh i intubuar për javë të të tëra. Koronavirusi më zvogëloi kapacitetin e mushkërive, por tani po bëhem cdo ditë e më i forte. Do të kthehem njësoj si më parë”, ka shkruar 43-vjecari në Instagram.

“Mendoja se isha i ri për ta ërballaur shumë mirë virusin dhe e di që shumë njerëz mendojnë si unë. Por nuk është kështu, me këto foto doja t’ju tregoja se kjo gjë mund t’i ndodhë të gjithve, nuk ka rëndësi nëse je i ri ose i moshuar. Virusi mund të prekë këdo”- përfundon postimin e tij infermieri.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb