SHBA- Shqiptarja nga Presheva merr çmimin prestigjioz si nxënëse e ekselencës nga Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gresa Mustafa, 18-vjeç është një nga nxënëset e shkollave të mesm që ka marrë çmim prestigjioz në konkursin që organizon çdo vit Presidenca e SHBA.

Çmimin “Academic Excellence” ia dorëzoi vetë Presidenti Barack Obama për talentin e saj në aktrim. Ky çmimi i ka hapur nxënëses shqiptare shumë dyer, ndër të cilat janë bursat e studimit në universitetet më të kërkuara amerikane.

Gresa Mustafa është nxënëse e “Glenbard North High Schol” në Chicago. Pjesën më të madhe të ditës e kalon në teatër, ku njihet për rolet e shumta në shfaqjet për të rinjtë në qytetin e Chicagos.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: