SHBA-ja ka regjistruar gjatë vitit 2019 numrin më të madh të vrasjeve masive, që do të thotë me të paktën katër persona të vrarë.

Kjo është ajo që rezulton në bazë të të dhënave të regjistruara nga “Associated Press”, “Usa Today” dhe “Northeastern University”. Rreth 41 ngjarje të regjistruara me 211 viktima në total.

Numri i masakrave me të paktën katër apo më shumë të vdekur ka qenë më i larti që prej të paktën 50 vite.

Në Kaliforni shumë raste kanë shënuar tetë të vdekur. Në total 211 viktima.

Mes ngjarjeve më të përgjakshme, njofton BBC ka qenë vrasja e 12 personave në Virginia Beach në muajin maj dhe vrasja e 22 personave në El Paso në muajin gusht.

Nga 41 raste, 33 janë kryer me armë zjarri.Në Kaliforni është regjistruar numri më i madh i vrasjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: