Gjashtë ditë para ditës së zgjedhjeve, të konsideruara si më të kushtueshmet në histori, kanë votuar paraprakisht, personalisht ose me postë 73 milionë persona.

Me këtë ritëm, pritet që pjesëmarrja më 3 nëntor t’i kalojë 139 milionë votat e vitit 2016.

Shuma për garën në Shtëpinë e Bardhë u rrit, pasi në zgjedhjet paraprake morën pjesë kandidatët miliarderë që u vetëfinancuan, si Michael Bloomberg dhe Tom Stayer, por edhe nga grumbullimi rekord i fondeve të Joe Biden.

Fushata e kandidatit demokrat, e cila tashmë ka arritur në 938 milionë dollarë, do të jetë e para fushatë që do të tejkalojë një miliard dollarë në mbledhjen e fondeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: