SHBA
Një 23-vjecare në SHBA kuptoi se ishte shtatzënë vetëm disa orë para lindjes. Ndoshta do t’ju duket e pabesueshme por Lizzie Quah, por një mësuese baleti filloi të përjetonte dhimbje të padurueshme dhe mendoi se mos kishte gurë në veshka.

Por pasi shkoi në spital mësoi se ishte shtatzëne. Ajo e ka ndarë historinë e saj me ndjekësit në “Tik Tok”, teksa tregoi se si nxitoi për në spital pasi përjetoi dhimbje të padurueshme më 23 qershor 2019 shkruan Daily Mail.

23-vjecarja ishte nisur drej spitalit e bindur se vuante nga gurët në veshka, pasi edhe në të kaluarën kishte pasur probleme.

Në momentin që shkoi në spital, mjekët tentuan t’ia trajtojnë dhimbjen me ilaçe, por pas testeve rezultoi se ishte shtatzëne. “E kuptova që isha në prag të lindjes vetëm atë natë. Vetëm pas katër orësh solla në jetë vajzën”, thotë Lizzie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: