Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se procesi i tërheqjes së anëtarëve të shërbimit amerikan nga Afganistani ka arritur në 25 për qind përpara afatit të shtatorit.

Deri më tani ushtria njoftoi se ka tërhequr 160 ngarkesa të avionëve ushtarakë C-17 në vlerë materiale, ndërkohë mbi 10 mijë pajisje janë shënuar për shkatërrim.

SHBA po përmbahet nga dhënia e një përqindjeje të saktë të procesit të tërheqjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Numri i pajisjeve të dorëzuara te forcat afgane mbeten të pandryshuara nga java e kaluara, respektivisht mbeten në pesë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vendosi si afat 11 shtatorin për të gjitha forcat amerikane që të tërhiqen nga Afganistani. Sipas projektit të Kostove të Luftës së Universitetit Brown, kjo luftë 20-vjeçare Washingtonit i ka kushtuar rreth 2.2 trilionë dollarë dhe të paktën 2.400 vdekje ushtarake.

CENTCOM tha se synon të ofrojë azhurnime javore mbi përparimin drejt përmbushjes së qëllimit të presidentit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb