Në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut tre persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me armë.

Policia tha se sulmi ndodhi në një shtëpi në zonën e shtetit Greenwood County dje rreth orës 3 pasdite sipas kohës lokale.

Arsyeja e sulmit nuk u zbulua ende, kurse policia ka filluar kërkimin për 36-vjeçarin Jeffrey David Powell, i cili u deklarua ka lidhje me incidentin.

Hetimi, i cili përfshin policinë e shtetit për arrestimin e të dyshuarit, paralajmëroi se Powell është i armatosur dhe se ai duhet të raportohet te forcat e sigurisë nëse shihet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb