SHBA

Një 3-vjeçar në SHBA arriti të mbijetojë në mes të pyllit, vetëm dhe në temperatura shumë të ulëta. Casey Hathaway më 22 janar ishte larguar nga shtëpia e gjyshes që jetonte në Karolinën e Veriut, SHBA.

Vogëlushi u zhduk për dy ditë dhe për atë nuk u mor vesh asnjë lajm. Kur u gjet në mes të gjetheve në pyll 3-vjecari kishte thënë se gjatë gjithë kësaj kohë kishte qëndruar në shoqërinë e një ariu, i cili e kishte mbrojtur shkruan Tg.com.

Më pas ai u çua shëndoshë e mirë te shtëpia e gjyshes, ndërsa tezja e tij me anë të një statusi në Facebook falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e nipit të saj.

“Ai na tha se kishte qenë me një ari për dy ditë në pyll. Zoti i dërgoi atij një mik që mund ta mbronte dhe t’i bënte shoqëri. Zoti është i mirë, mrekullitë ndodhin”- shkruan ajo.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb