Të paktën katër persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua mbi një shtëpi në qytetin Hattiesburg në shtetin amerikan Mississippi.

“Ne mund të konfirmojmë, se në total janë katër viktima”, njoftoi në rrjetet sociale Departamenti i Policisë së qytetit Hattiesburg, pa përmendur ndonjë lëndim.

Zyrtari për informim publik i Departamentit të Policisë së qytetit Hattiesburg, Ryan Moore, u tha gazetarëve se dje paradite policia iu përgjigj një telefonate se një avion i vogël civil u përplas në një shtëpi në ‘Annie Christie Drive’.

Përderisa ‘Edwards Street’ është përsëri e hapur për trafik, ‘Annie Christie Drive’ është e mbyllur tërësisht.

“Nëse gjeni ndonjë mbetje ose rrënoja në oborrin ose pronën tuaj që ju besoni se është e lidhur me rrëzimin, mos e prekni dhe mos e largoni”, u kërkoi departamenti qytetarëve.

Shkaku i rrëzimit mbetet i paqartë, ndërkohë Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit janë kontaktuar për të hetuar rrëzimin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb