ANGLI- Babai i Alexit, Derek, tregoi se i biri i tij u gjobit me 24 dollarë javën e kaluar nga nëna e djaloshit që pati ditëlindjen.

“Mendova se ishte një shaka. Jam pa fjalë”, deklaroi Derek, transmeton Koha.net.

Derek theksoi se Alex e ka pasur në plan që të shkojë në këtë festë, por se u hutua pasi kaloi kohë me gjyshërit e tij. Ai tha se nuk ka pasur asnjë formë kontakti me familjen e shokut.

Në anën tjetër, Julie Lawrence, nëna e djaloshit që pati ditëlindjen, tha se familja e Alex kishte kontaktet e saj.

“Të gjitha detajet ishin në ftesën e ahengut. Ata kishin gjithë detajet e duhura për të më kontaktuar”. Derek deklaroi se refuzoi pagesën e gjobës, pasi Julie e hodhi faturën.

“I thashë se duhej të fliste me mua së pari e jo ta hidhte faturën tek çanta e djalit. Do solidarizohesha me koston e mungesës së Alexit, por thjesht nuk mund ta besoj atë që bëri ajo”, ka thënë Derek. Besohet se Lawrence e ka “kërcënuar” Derekun me dërgimin e çështjes në gjykatë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: