Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga një rrjedhje kimike në një uzinë në qytetin Atlanta të SHBA-së.

Sipas mediave amerikane, një rrjedhje e azotit të lëngshëm ndodhi në mëngjes në një uzinë për përpunimin e ushqimit në veri të Atlantas në Georgia.

Pas rrjedhjes, të paktën 130 persona në objekt janë evakuuar.

Sipas të dhënave të para, gjashtë persona kanë humbur jetën, kurse dhjetë të tjerë janë lënduar.

Autoritetet njoftuan se të lënduarit janë shtruar në spital, ndërkohë që tre persona janë në gjendje të rëndë.

Hetimi në lidhje me incidentin është duke vazhduar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb