Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në Ohio të SHBA-së, 8 persona janë plagosur dhe një është zhdukur.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:05 sipas kohës lokale në objektin Yenkin-Majestic Paint në Columbus, duke shkaktuar një zjarr, u tha gazetarëve Shefi i Batalionit zjarrfikës të Columbus, Steve Martin.

“Disa nga të plagosurit ishin në gjendje të dilnin nga fabrika ndërsa të tjerët u shpëtuan para se të dërgoheshin në spital. Dy prej të plagosurve, të cilët fillimisht u raportuan në gjendje kritike, arritën të përmirësohen në gjendje të qëndrueshme”, tha Martin.

Ekipet kontrolluan vendin e shpërthimit dhe u angazhuan në shuarjen e zjarrit. Disa biznese aty pranë u evakuuan.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb