Tre makina ‘Ferrari’ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur, në eventin ‘CF Charities Car’ në SHBA, ku në fokus janë garat e makinave sportive.

Në pamjet e filmuara Ferrari 488 GTB i zi pasi përplas automjetin e tij kthehet në korsinë qendrore duke goditur një tjetër Ferrari.

Për të mos mjaftuar kjo, një tjetër makinë Ferrari e zezë 458 Italia, afrohet pranë makinave të aksidentuara dhe përplaset me to.

Video e publikuar në rrjete sociale, e tregon të gjithë këtë moment, ndërsa nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: