Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur Shqipëria është partnere e SHBA dhe se në 2020 ishte kryesuese e OSBE.

Ndërkohë bëhet me dije se është aktivizuar Task Forcë Speciale Amerikane për Ballkanin.

Në një prononcim për mediat, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se vendi do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale.

Ai deklaroi gjatë ceremonisë se dislokimi i këtij shtabi është një tjetër provë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për rritjen e aftësive ushtarake të vendeve të rajonit.

Sipas tij, vendimi erdhi në kohën e duhur, në kulmin e pasigurisë dhe situatave të zymta që po kalon Europa me agresionin rus në Ukrainë, ndërsa vuri në dukje “përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar hapësira të caktuara dhe në rajonin e Ballkanit”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shpjegoi se zgjedhja e Shqipërisë si bazë e shtabit të përparuar lidhet me partneritetin e ngushtë dhe respektin në rritje për Shqipërinë si një parter i Shteteve të Bashkuara për sigurinë.

Vendimi nga pala amerikane u bë ditur në muajin janar duke nënvizuar se “vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Kjo vendndodhje, redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb