Qeveria e Sh.B.A paditi të enjten presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë Venezuelës me akuzën e “narko-terrorizmit”, si një masë në përshkallëzimin e fundit të fushatës së presionit të administratës Trump kundër udhëheqësit socialist.

Prokurori i Përgjithshëm Uilliam Barr njoftoi akuzat kundër Maduro, i cili tashmë përballet me sanksione amerikane dhe ka qenë shënjestra e një përpjekje amerikane që synon ta rrëzojë atë nga pushteti. Ministria e informacionit e Venezuelës nuk u përgjigj menjëherë në një email që kërkonte një përgjigje.

Barr akuzoi Maduron dhe bashkëpunëtorët e tij për komplot me një fraksion disident të grupit të majtë kolumbian guerile FARC “për të përmbytur Shtetet e Bashkuara me kokainë”. Barr tha se ndërsa populli venezuelian vuan, Maduro dhe udhëheqësit e tjerë duan të mbysin Amerikën me drogë.

Akuza ndaj një lideri të një shteti tjetër vetëm sa shton tensionet akoma më shumë të Uashingtonit me Karakas. Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera e kanë njohur liderin e opozitës Juan Guaido si presidentin legjitim të vendit. Por Maduro ka mbetur në pushtet, i mbështetur nga ushtria e vendit dhe nga Rusia, Kina dhe Kuba.

SHBA ka vënë në dispozicion 15 milionë dollarë për arrestimin e kreut të shtetit të Venezuelës.

Zyrtarët e Sh.B.A-së kanë akuzuar prej kohësh Maduron dhe bashkëpunëtorët e tij se janë duke drejtuar një “narko shtet”, duke thënë se ata kanë përdorur të ardhurat e trafikut të drogës për të siguruar të ardhurat e humbura nga një sektor i naftës të Venezuelës të sanksionuar rëndë nga Shtetet e Bashkuara. Aktakuzat u zbuluan në Neë York, Florida dhe Washington.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: