Amazon ka hequr disa dekorime të Krishtlindjeve me imazhe të kampeve të përqendrimit të Aushvicit, në shitje në portalin e saj të blerjeve në internet, pas një proteste të ashpër nga muzeu që drejton web-in e shfarosjes naziste.

CNN raporton këtë duke shpjeguar se disa foto të kampit famëkeq ishin përdorur në pemët e Krishtlindjeve, plus suvenire, hapëse shishesh si dhe tapete mausi për kompjutera.

Amazon ka tërhequr produktet, që u janë ofruar nga shitësit.

“Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet tona të shitjes. Produktet në fjalë janë hequr”, sqaroi një zëdhënës i kompanisë për CNN.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb