SHBA sot në Këshillin e Sigurimit të KB-së kushtuar situatës në Kosovë, është përpjekur që Kosova të prarohet në UNESCO dhe në INTERPOL.

Duke përkrahur përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO, përfaqësuesi i ShBA në KS ka thënë se Kosova ka përgjegjësi të ruajë trashëgimin kulturore në territorin e vet, transmeton Koha.net.

ShBA në mbledhje kanë ftuar edhe vende të tjera që të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL në mënyrë që t shtohet suksesi i luftës kundër krimit të organizuar.

Në takim përfaqësuesi amerikan ka thënë se është arritur përparim në dialogun Beograd-Prishtinë por ka shtuar se duart e zgjatura duhet të shtrëngohen.

ShBA kanë përshëndetur themelimin Gjykatës Speciale me vërejtjen se “ajo që individët kanë bërë, nuk bën të jetë në dëm të gjithë vendit”.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: