Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi shkeljet e armëpushimit dhe embargos së armëve nga palët ndërluftuese në Libi.

“Jam shumë i acaruar nga ajo që po ndodh në Libi dhe mendoj se ajo çfarë po ndodh është një skandal”, deklaroi ai.

Komentet e tij erdhën pas konferencës së 19 janarit në Berlin, ku liderët ndërkombëtarë u zotuan të mbështesnin një embargo të armëve të OKB-së, të mundësonin një proces paqeje dhe të përfundonin ndërhyrjen nga jashtë dhe mbështetjen ushtarake për fraksionet luftarake, pasi shqetësimet që fuqitë e huaja po tërhiqeshin në luftë u rritën.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb