“Nuk është koha për panik, por për t’u përgatitur plotësisht për përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën”, tha sot sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të shkurtër për shtyp.

Ai theksoi se ka ardhur koha që qeveritë të marrin masa dhe të bëjnë çdo gjë të mundur për të frenuar sëmundjen, pa vënë damka dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Ne e dimë që menaxhimi i sëmundjes është i mundur, por dritarja e mundësive po ngushtohet”, shtoi ai.

Gjithsej 78 824 raste infektimi dhe 2 788 vdekje janë regjistruar në territorin e Kinës, që nga fillimi i epidemisë.

Në pjesën tjetër të botës, koronavirusi ka infektuar më shumë se 5 000 persona dhe ka shkaktuar 80 viktima.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb