Kompania telefonike amerikane AT&T ka njoftuar se do të vonojë hyrjen në funksion të 5G (të planifikuar për të mërkurën) pranë aeroporteve. Vendimi u mor pasi kompanitë kryesore ajrore u shkruan autoriteteve amerikane duke paralajmëruar për rrezikun e pasojave katastrofike për shkak të rrezikut të ndërhyrjes në pajisjet në bord. Kompania tha se do të punojë me autoritetet rregullatore për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: