Gjiganti amerikan i aviacionit ”Boeing” po përballet me një tjetër problem me avionët 737 MAX, ndërkohë që po përpiqet ta nxjerrë në fluturim këtë seri avionësh.

”Gjatë kontrollit të mirëmbajtjes, në depozitat e karburantit të disa prej avionëve u gjetën mbeturina”, tha kompania.

Sipas prodhuesit, kjo çoi drejt një hetim të brendshëm gjithëpërfshirës dhe masave korrigjuese të menjëhershme në sistemin e prodhimit.

“Boeing” ka një grup avionësh 737 MAX, që nuk mund t’i dorëzojë, sepse seria e avionëve është izoluar në tokë që prej marsit 2019, si pasojë e dy përplasjeve me pasojë 346 viktima.

Pavarësisht kësaj pengese më të fundit, ”Boeing” ende pret që seria 737 MAX të miratohet nga rregullatorët dhe të lejohet të fluturojë përsëri në mes të vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb