SHBA

Të paktën 60 persona, mes të cilëve 20 fëmijë, kanë mbetur lehtësisht të plagosur pasi një avion me probleme mekanike, i është dashur të shkarkojë karburant në një zonë të banuar në Los Angeles.

Të gjithë të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë, vetëm disa prej tyre kanë një formë të fortë irritimi në sy. Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë mbetur të plagosur kur pjesa e karburantit të shkarkuar ka përfunduar në një park lojërash të një shkolle fillore.

Avioni Delta ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar kalifornian me drejtim në Shanghai, por papritur i është dashur të kthehet aty ku u nis.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb