Banka Botërore (BB) e uli sot parashikimin e saj të rritjes globale për 2021, duke e vlerësuar perspektivën ekonomike si shumë të pasigurt, në sfondin e infektimeve të reja COVID-19 dhe vaksinimeve.

 

“PBB-ja globale pritet të rritet me 4 % këtë vit, përkundrejt një rritjeje prej 4,2 % e parashikuar qershorin e kaluar”, tha ajo në një deklaratë.

Institucioni paralajmëroi, gjithashtu, për kriza të mundshme seriale të borxheve, kryesisht në vendet në zhvillim dhe ekonomitë start-up.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb