Bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë “Uber”, Travis Kalanick njoftoi sot largimin e tij nga bordi i drejtuesve të kompanisë.

 

Kalanick u largua nga posti i drejtorit ekzekutiv në vitin 2017, mes skandaleve që përfshinin përdorimin e mënyrave të ndryshme për t’iu shmangur rregullatorëve dhe akuza të ngacmimit seksual.

“Uber ka qenë një pjesë e jetës sime gjatë 10 viteve të fundit. Në mbyllje të dekadës dhe me kompaninë tashmë publike, duket se është momenti i duhur që të përqendrohem në biznesin tim aktual dhe aktivitetet filantropike”, deklaroi Kalanick.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb