Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) këtë javë u bënë me katër impiante të reja të naftës.


Sipas të dhënave të publikuara nga kompania e puseve të naftës Baker Hughes, numri i imipianteve të naftës që shërbejnë për prodhim afatshkurtër është rritur për katër dhe ka arritur në 667.


Të premten, standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ishte 65,40 dollarë për fuçi, duke u rritur 1,12 për qind.


Çmimi i fuçisë së naftës në tregun e Londrës u rrit për 45 centë në krahasim me çmimin e mëparshëm dhe tani është 64,65 dollarë.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) mbylli tregtimin me 57,95 dollarë për fuçi me një fitim ditor prej 1,01 për qind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb