Një oficer policie u pezulluar nga puna në Kolorado, pasi kamerat e vëzhgimit e treguan atë duke goditur me grusht në fytyrë një grua të prangosur.

28-vjeçari, ish-oficeri i policisë në Loveland, Russell Marado, goditi me grusht në fytyrë 59-vjeçaren Angela Hall, e cila ndodhej në urgjencën e një spitali për t’u ekzaminuar nga specialistët.

Ditët e fundit policia vendase kishte marrë telefonata të shumta nga qytetarë të cilët raportonin se një grua po endej në rrugët e zonës, duke shkaktuar shumë herë problem në qarkullim, ndërkohë që sjellja e saj ishte e çuditshme dhe e pashpjegueshme. Policia e kishte marrë atë në paraburgim dhe e kishte dërguar në një spital lokal për analiza.

Në pamje, gruaja e prangosur duket e zemëruar me të gjithë. Ajo nis të shajë policët dhe infermierët që kanë qenë të pranishëm, siç shihet edhe nga video e postuar në faqen e saj nga gazeta britanike “ Daily Mail ”. Nga ana e tij, ish-polici Russell Marado humb durimin kur Hall e pështyn dhe më pas e godit me grusht në fytyrë.

Shefi i policisë së Loveland, Tim Doran tha se ai është i përkushtuar ndaj transparencës për atë që ndodhi dhe se ekipi i tij do mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre. “Po e shpërndaj këtë video në frymën e transparencës dhe me premtimin se do të bëj përgjegjës ekipin tim dhe qytetarët që shkelin ligjin për veprimet e tyre”, tha Tim Doran.

Shefi i policisë i kërkoi gjithashtu publikut të shikojë të gjithë pamjet 90-minutëshe të kamerave, duke theksuar rëndësinë e shikimit të incidentit.

Hall kërkoi të shihte videon dhe ende thotë se është e mërzitur sepse, sipas saj, kur u rrah, ishte e pamundur që ajo të kundërpërgjigjet sepse nuk mund të lëvizte krahët. Pushimi i oficerit nga departamenti i Loveland u njoftua tre ditë pas incidentit të 20 majit. Hall u akuzua për sulm të shkallës së tretë pasi kishte pështyrë oficerin e pushuar nga puna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb