Presidenti amerikan, Joe Biden kërkoi Senatit të miratojë që prej majit një projektreformë të gjerë të policisë që mban emrin e afro-amerikanit, George Floyd.

Presidenti demokrat i bëri thirrje Kongresit për kurajë për të votuar përfundimisht këtë reformë, që është miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe parashikon në mënyrë të veçantë të luftojë kundër imunitetit të gjerë gjyqësor të gëzuar nga agjentët.

“E di që republikanët kanë idetë e tyre”, shtoi ai.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të arritur një konsensus, të përfundojmë muajin e ardhshëm projektreformën për policinë, me rastin e një vjetorit të vdekjes së George Floyd, vrarë më 25 maj 2020 nga një polic i bardhë i Minneapolis”, theksoi Biden.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb