Sipas të dhënave nga Qendrat e vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 300 milionë doza të vaksinës së koronavirusit janë administruar në SHBA.

Rreth 63.5 % e të gjithë të rriturve në vend kanë marrë të paktën një dozë të parë të vaksinës së koronavirusit, ndërsa më shumë se 52 % e atyre mbi 18 vjeç janë tashmë të vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga CDC.

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi në maj se administrata e tij synonte që 70 % e të rriturve të merrnin të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 deri më 4 korrik, kur festohet Dita e Pavarësisë.

Ndër grupin me rrezik më të lartë të atyre të moshës 65 vjeç e lart, 86.3% morën një dozë të parë dhe 75.5% janë plotësisht të vaksinuar.

Që kur fushata e vaksinimit filloi në mes të dhjetorit, një total prej mbi 301 milionë doza janë administruar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka një popullsi prej 330 milionë njerëz.

Një infermiere mori vaksinimin e parë të vendit në Nju Jork, më 14 dhjetor 2020.

SHBA kryesisht përdorin vaksinat Moderna dhe Pfizer, të cilat kërkojnë dy doza për të qenë plotësisht efektive. Vaksina me injeksion të vetëm Johnson & Johnson është gjithashtu në përdorim. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb