Bakteret dhe kërpudhat rezistente ndaj ilaçeve marrin më shumë se 35 000 jetë njerëzish në SHBA çdo vit, deklaruan zyrtarët amerikanë të shëndetësisë.

”Të paktën 2,8 milionë persona sëmuren me infeksione rezistente ndaj antibiotikëve çdo vit” tha Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas studimit, rezistenca ndaj antibiotikëve, aftësia e mikrobeve për të mposhtur ilaçet e krijuara për t’i vrarë ato, është një nga sfidat më të mëdha globale të shëndetit publik të kohës sonë.

CDC deklaroi se “kombi duhet të pranojë që një epokë pas antibiotikëve është tashmë këtu dhe nuk duhet të mbështetet vetëm te antibiotikët e rinj, të cilët një ditë nuk do të kenë efekt për mikrobet”.

“Disa ilaçe të mrekullueshme nuk kryejnë më mrekulli”, shkruajtën zyrtarët.

Zyrtarët e CDC-së paralajmëruan se rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem në të gjithë botën dhe mikrobet përhapen përtej kufijve përmes njerëzve, kafshëve dhe mjedisit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb