Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha sot se një marrëveshje midis BM dhe BE, që vulos marrëdhëniet e tyre postBrexit, përfundimisht do të duhet të arrihet.

“Kur marrim parasysh sesa do të ndikohej nga njëra anë BM dhe BE nga ana tjetër, në rastin e një situate pa marrëveshje, nuk mund të jetë më e qartë se duhet të ketë një marrëveshje”, tha ajo në një bisedë me kreun e FMN-së, Kristalina Georgieva, në CNBC.

“Po zhvillohet një proces negociatash dhe marrëveshja mund të përfundojë tre minuta para mesnatës”, tha ajo.

Lagarde u shpreh se ishte optimiste për rezultatin e negociatave, ndërsa pranoi se madhësia e “egos” dhe ndryshimet e mendimeve nuk do t’i lehtësonin negociatat.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb