SHBA- Senati votoi për Christopher A. Wray si drejtorin e ri të FBI-së, duke plotësuar postin që ka mbetur vakant që kur Presidenti Trump shkarkoi James B. Comey në muajin maj. Wray, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë, u tha ligjvënësve gjatë seancës së tij të konfirmimit se ai kurrë nuk do të premtonte besnikëri ndaj presidentit dhe se nëse Trump do e detyronte atë të linte një hetim, ai do të tërhiqej ose do të jepte dorëheqjen. 50-vjeçari Christopher Wray ka qenë zv/prokuror i përgjithshëm për sektorin e krimit nga viti 2003 deri në vitin 2005 gjatë presidencës së George W. Bush.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 7 qershor për propozimin që i kishte bërë Wray, rreth një muaj pas shkarkimit të drejtorit të FBI në atë periudhë, James Comey.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: