UASHINGTON– Kreu i shërbimeve sekrete amerikane, James Clapper theksoi sot se nuk kishte shenja për momentin që një akt terrorist të ishte origjina e rrëzimit të avionit rus në Sinai.

Drejtori kombëtar i Shërbimit Sekret (DNI) James Clapper e vlerësoi gjithashtu pak të mundshme që grupi i Shtetit Islamik të ketë mjete për të sulmuar një avion në fluturim duke shtuar se ai nuk mund ta përjashtonte plotësisht këtë fakt.

Airbusi A321-200 i kompanisë çarter ruse “Metrojet” u rrëzua të shtunën në Sinai, pasi u ngrit nga stacioni egjiptian i Sharm el-Sheikut me destinacion Shën Petërburgun.

“Shteti Islamik mori përsipër rrëzimin e këtij avioni”, shtoi Clapper duke iu referuar informacioneve të degës egjiptiane të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, që theksoi se kishte reaguar në kundërpërgjigje të ndërhyrjes ruse në Siri.

“Por ne nuk e dimë saktësisht nëse xhihadistët ultra radikalë janë përfshirë”, shtoi ai.

“Pasi të analizohen kutitë e zeza (…) ne do të dimë më shumë”, theksoi zyrtari amerikan.

Zyrtarë të tjerë amerikan nënvizuan gjithashtu se ishte e pamundur për momentin të vendosësh një lidhe të rrëzimit të avionit me një akt terrorist.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: