SHBA-Rusia kërkon të mbajë një korridor në Ukrainë deri në Krime duke përfshirë ndoshta Mariupolin, një port strategjik në detin Azov që rebelët prorusë mund ta sulmojnë në pranverë, theksoi sot kreu i shërbimeve sekrete amerikane.

“Ne nuk mendojmë se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Urkainën”, theksoi James Clapper, drejtori i shërbimit sekret amerikan, para komisionit të forcave të armatosura të Senatit.

“Ai dëshiron një entitet të plotë të përbërë nga dy provinca në lindje të Ukrainës, që përfshin një korridor drejt Krimesë dhe ndoshta një port, më specifikisht Mariupolin”, deklaroi Clapper.

Në Ukrainë, shumë i trëmben faktit se Mariupoli, qyteti i fundit më i madh në lindjen rebele, kontrolluar nga Kievi, do të jetë shënjestra e ardhshme e separatistëve prorusë, akuzuar nga Uashingtoni se kanë mbështetjen e Moskës dhe të cilët kanë marrë që prej një jave qytetin strategjik të Debaltseves.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: