NEW YORK– Çmimi i naftës ka vazhduar rënien sot në bursën e Nju Jorkut, duke arritur nivelin e 55 dollarëve për fuçi, për herë të parë prej pesë vitesh.

Kjo rënie vjen për shkak të statistikave që tregojnë një ulje të kërkesës botërore për naftë.

Shtimi i lajmeve negative për çmimin që ka prekur tregun e energjisë, rishikimi në rënie i konsumit botëror të naftës, vendimi i marrë nga OPEC-u për të mos ndryshuar sasinë e prodhimit të naftës, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë rënie të ndjeshme të çmimit të arit të zi në të gjithë botën.

OPEC-u, organizatë e përbërë nga 12 vende që prodhojnë një të tretën e naftës në botë, parashikon një kërkesë prej 1,12 milionë fuçi në ditë për vitin 2015 kundrejt një kërkese prej 1,19 milion fuçi në ditë që është aktualisht.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: